Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 tetor 1997

Nano djeg 1.2 miliardë $

Nano i përsëriten kushtet edhe në Bruksel. Premtohet tre herë më pak se kishte siguruar qeveria demokratike në pranverën e vitit që shkoi Nano dështon në Bruksel. Kryeministri i inskaluar siguron para vetëm për bilancin e pagesave. Shuma e premtuar është 30% e asaj që kishte siguruar qeveria demokratike Zgjedhjet e reja imperative për demokracinë Berisha, Pollo, Gjoska, dje në konferencë shtypi Ende konferenca e djeshme e Këshillit Kombëtar të Bashkimit për Demokraci nuk arriti të bëjë sa duhet për shqiptarët, pasi dëshira të iknin për në Itali, të pakten në fazën e parë të valës që do të ndërmerrte vendi ynë për t'i rikthyer normalitetin, e në të njëjtën kohë qeveri e re kish munguar imponimi i tri detyrimeve kryesore të fatit. Ndërkombëtarët ndonëse mjaft të shqetësuar për dhunën në Shqipëri, insistojnë për zgjedhje të reja dhe qeverisje demokratike. Shqipëria ka nevojë të dalë nga kjo gjendje e mjeruar ku e kanë katandisur neokomunistët e ardhur në fuqi me dhunë. Qeveria e Kosovës është e detyruar të vërë rend e të rikthejë besimin. Ndihma dollarë siç pohoi në konferencën e djeshme edhe zëdhënësja e partisë demokratike Valbona Qollaku, nëse do të jenë 7000 mulo dollarë të premtuara me bujë nga konferenca e Romës, me një minimum programi humanitar e për bilancin e pagesave. Për një program balancues me një afat edhe më të shkurtër. Siç dihet, qeveria Meksi në pranverë të këtij viti kishte siguruar 1.7 miliardë dollarë për ekonominë shqiptare me reforma të qarta dhe kushte të plota demokratike. Shuma e premtuar tani është vetëm një pjesë e vogël e asaj që qe premtuar atëherë. Pra, Brukseli i përsëriti qeverisë Nano kushtet e njohura: stabilitet, rend, zgjedhje të lira dhe administratë të depolitizuar. Kryeministri shqiptar doli nga takimi duke u përpjekur ta paraqesë si sukses, por e vërteta është se Shqipëria nuk mori asgjë më shumë se sa një ndihmë për mbijetesë. Kjo tregon dështimin e kursit të ndjekur nga qeveria e sotme dhe humbjen e besimit ndërkombëtar. Sami NEZA
Pollo Gjoska Valbona Qollaku Meksi Sami Neza Bruksel Shqipëri Itali Romë Kosovë

Përfaqësuesi i EDU-së, Wolfgang Grosruck, e vlerëson të trishtëshme situatën politike në Shqipëri

"Demokratët të përgatitin për zgjedhjet" S. J. vetroset [?-] pohojnë se sallë e vendosin e jo zgjedhjet e soldites [?-] Në një dalje me shtypin dhe një debat me sipërmarrësit e qendrës së Vlorës, deputeti austriak i EDU-së, Wolfgang Grosruck, tha se shqiptarët do të duhet të përgatiten për zgjedhjet. Grosruck shprehu shqetësimin për situatën politike dhe ekonomike, duke theksuar se vetëm një proces zgjedhor i lirë dhe i ndershëm mund t'i japë vendit një rrugëdalje nga kriza. Ai vuri në dukje se demokratët duhet të organizohen dhe të ruajnë qetësinë përballë provokimeve. Përfaqësuesi i EDU-së theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar dhe nevojën për institucione të pavarura. Deklaratat e tij u pritën me interes nga të pranishmit dhe u komentuan gjerësisht në qarqet politike. NE FAQEN 2
Wolfgang Grosruck Shqipëri Vlorë

Në ç'masë u dhunua ekomomik dhe socialja morale, socialja dhe kombëtare e revolucionit të marsit të këtij viti

Socialistët ofrojnë veç ekonomit NE FAQEN 3 Evolucioni politik dhe moral i Shqipërisë po paraqitet pa asnjë orientim të qartë dhe pa një platformë që të mund të rikthejë vendin në binarët e demokracisë. Forcat që sollën kaosin vazhdojnë të mbrojnë një model qeverisjeje të bazuar mbi propagandën dhe jo mbi vlerat. Në këtë kuadër, socialja dhe kombëtarja mbeten në plan të dytë, ndërsa ekonomia përdoret si justifikim për dështimet e mëdha të shtetit.
Shqipëri

Lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar

Anëtarët e Këshillit Kombëtar janë gjithashtu të gjithë kryetarët e degëve të PD-së në rrethe si dhe kryetari i FRPD-së dhe kryetarja e LDG-së